Zja’rret në vend, dy vatra aktive në 24 orët e fundit; zonat më problematike

Zja’rret në vend, dy vatra aktive në 24 orët e fundit; zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar. Mbeten aktive vatrat në këto zona: – Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë. Spatharë, bashkia Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës. Në monitorim, me qëllim...