Ministria e Mbrojtjes për zjarret në vend: Gjatë 24 orëve janë raportuar 52 vatra, 46 janë shuar

Ministria e Mbrojtjes për zjarret në vend: Gjatë 24 orëve janë raportuar 52 vatra, 46 janë shuar

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar. Vatrat ende aktive: Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë. Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës. Në monitorim: Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, bashkia Pustec Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë Në fshatin...