Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kush ishte Shane Tamura, 27-vjeçari me histori sëmundjesh mendore që udhëtoi nga Nevada drejt Manhattan-it për të kryer masakrën me 5 viktima
Shane Devon Tamura, 27 vjeç, nga Las Vegasi, është identifikuar si autori i sulmit tragjik me armë zjarri në qendër të Manhattan-it, që përfundoi me pesë viktima të pafajshme dhe vetëvrasjen e autorit. Ngjarja tronditi qytetin e Nju Jorkut dhe ngjalli pyetje mbi sigurinë dhe gjendjen mendore të autorit. I lindur në Hawaii dhe me banim në Nevada, Tamura kishte një histori problemesh të shëndetit mendor, sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet. Në një konferencë për shtyp, policia e Nju Jorkut rindërtoi lëvizjet e tij përpara ngjarjes së rëndë: ai kishte udhëtuar me makinë përmes Kolorados më 26 korrik, qëndroi në Nebraska më 27 korrik dhe më pas arriti në New Jersey të hënën pasdite, përpara se të hynte në Manhattan. Atje,...