Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BE “i kthen shpinën” Izraelit, shqyrton masë serioze për krizën në Gaza
Komisioni Evropian po shqyrton pezullimin e pjesëmarrjes së Izraelit në programin kërkimor dhe inovativ më të madh të BE-së, “Horizon Europe”, në përgjigje të dështimit të Tel Avivit për të zbatuar marrëveshjen për ndihmën humanitare në Gaza. Kjo e fundit, u arrit më 10 korrik dhe parashikonte rritje të ndjeshme të ndihmës ushqimore dhe mbrojtje të punonjësve humanitarë në Gaza. Mësohet se komisionerët do të diskutojnë sot, 28 korrik, pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, një masë që nuk kërkon unanimitet nga 27 shtetet anëtare. “Gjendja në Gaza është katastrofike. Edhe pse ndihma po hyn, shpërndarja po bëhet në mënyrë të përgjakshme,” tha një burim i BE-së për Euronews. Nëse Komisioni e miraton, propozimi do të hidhet për diskutim dhe më pas për votim nga ambasadorët...