Klienti i shkoi kursantit në berberhane dhe e qëlloi me thikë, zbardhen detajet e plagosjes në Vlorë

Klienti i shkoi kursantit në berberhane dhe e qëlloi me thikë, zbardhen detajet e plagosjes në Vlorë

Një 25-vjeçar, shtetasi Marget Shakaj, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës. Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallë, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital, shkruan A2 CNN. Efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit. Po ashtu, sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë...