Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Plagosja me thikë pranë zemrës në Vlorë, pas sherrit për një qethje
Një 25-vjeçar, i identifikuar si M. Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës. Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallë, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital. Efektivët e policisë po kontrollojnë biznesin në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit. Sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë berberhane. Pas fjalëve, klienti ka qenë ai që ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të...