Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministri Vengu ndan informacionet mbi zjarret/ Rreth 1 mijë forca nga toka, 4 helikopterë dhe 1 avion nga ajri
Vatrat e zjarrit në Shqipëri vijojnë të jenë aktive ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, publikoi informacionet e fundit, nga aksionet se ku po operohet në 15 zonat problematike. Duke i shoqëruar me pamjet e operacionit të helikopterëve, Vengu nënvizon se forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive. Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair Italian. Por, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar. “Në parkun kombëtar të Lurës,i zhvilluar në vatra të...