Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Si qëndron e vërteta e lajmit se Edi Rama ka një orë me vlerë 1.4 milionë dollarë, ja kush është personazhi i njohur…
Një tregtar orësh nga Dubai dhe një bloger shqiptaro-amerikan i njohur për shpërndarjen e teorive konspirative, i lidhur me një zyrtar të lartë të Partisë Demokratike, janë burimi i akuzave drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky përfundim del nga një hulumtimi i fundit i BIRN. Por si nisi gjithçka? Një postim më 27 mars në platformën ‘X’ nga një llogari anonime e quajtur ‘Live Monitor’ (@amlivemon), ku pretendohej se kryeministri Edi Rama kishte orën më të shtrenjtë mes liderëve të NATO-s, me vlerë 1.4 milionë euro, prodhoi një valë akuzash në Tiranë nga Partia Demokratike, ndërsa vendi po nxehte muskujt për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, drejtuesi i departamentit të komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, e rindau...