Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ngjarje tronditëse në Vlorë: Nënkomisari i policisë dhe një individ me precedent rrahin kamarierin në mes të lokalit
Një akt dhune i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e frekuentuar të Skelës, në qytetin e Vlorës. Në ambientet e një hoteli të njohur, përballë klientëve vendas dhe të huaj, një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës. Sipas burimeve dhe pamjeve nga vendngjarja, Ardian Isufi – ish-shef i Qarkullimit Rrugor të Vlorës dhe aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër – së bashku me Leart Bimon, një person me precedent penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj kamarierit për një mosmarrëveshje të parëndësishme lidhur me një porosi. Dëshmitarët raportojnë se fillimisht Isufi ka ndërhyrë me kërcënime dhe kontakt fizik, për t’u ndjekur nga dhunë e përsëritur dhe goditje të shumta nga Bimo. Kamarieri ka mbetur i...