Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Vuçiq është në kampin e Putinit’, Blazeviq: Rusia po e destabilizon Ballkanin
Rusia ka rritur ndjeshëm ndikimin e saj negativ në Ballkan dhe synon destabilizimin e rajonit, paralajmëron aktivisti evropian me origjinë boshnjake, Igor Blazeviq. Në një intervistë për KosovaPress, ai thekson se për herë të parë në historinë e afërt, prania ruse në Ballkan është serioze dhe paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale. Sipas tij, ndikimi i Kremlinit nuk ka qenë tradicionalisht kaq i pranishëm në këtë pjesë të Evropës, por vitet e fundit kanë sjellë një ndryshim të dukshëm. Blazeviq e cilëson agresionin rus ndaj Ukrainës si një akt gjenocidal dhe pjesë të një strategjie afatgjatë për të shkatërruar rendin evropian. Ai paralajmëron gjithashtu për aleanca të reja autoritare dhe për rreziqe që kërcënojnë paqen dhe demokracinë në të gjithë kontinentin. Blazeviq: Rusia dhe...