Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Malësorja, Melisa Leka, një yll në ngjitje, kampione e re në sport dhe art në zemër të Kanadasë
                            Në Toronto të Kanadasë, një 12‑vjeçare me origjinë shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen për arritjet e saj të jashtëzakonshme në sport, shkollë dhe art. Melisa Leka është një emër që po tingëllon me krenari në mesin e komunitetit shqiptar dhe më gjerë, falë përkushtimit, disiplinës dhe talentit të saj shumëdimensional që nuk njeh kufij. E lindur dhe rritur në një familje që i ruan me përkushtim rrënjët e saj nga Malësia e Madhe – me të atin nga Mali i Kolajve, Velipojë dhe nënën nga Rapsha e Hotit – Melisa është mishërimi i një brezi të ri shqiptarësh që i bartin me dinjitet vlerat e origjinës, ndërsa ecin me hapa të sigurt drejt ëndrrave të tyre. Në çdo sukses të saj duket...