Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban
Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, do të vazhdojë edhe këtë vit bashkëpunimin e suksesshëm me Trafikun Urban të Prishtinës, për të ofruar transport falas për të gjithë ndjekësit e festivalit. Të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij edicioni që nis më 1 gusht e përfundon me 3 gusht, do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa pagesë për në Festival. Nisja do të bëhet nga Stacioni i Trenit në Prishtinë drejt parkut të Festivali Sunny Hill, me linja të dedikuar veçmas për Festival. Autobusët do të operojnë çdo ditë nga ora 14:00 deri në 05:30 të mëngjesit. https://www.instagram.com/p/DMkmoMotrY0 Ky bashkëpunim tashmë është shndërruar në një traditë vjetore, që ka për qëllim të lehtësojë qarkullimin, të...