Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Presidentja Osmani: Policia e Kosovës është fortifikata e sigurisë në çdo pëllëmbë të vendit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për 24 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke i cilësuar ata si heronj të vërtetë që me guximin dhe përkushtimin e tyre mbrojtën jetën, lirinë dhe sovranitetin e vendit. Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani ka veçuar emrat e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit, duke thënë se ata janë “heronj të ditëve të sotme” që i treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt. Ajo theksoi se bashkë me ta kujtohen edhe 22 policë të tjerë, emrat e të cilëve do të mbeten përjetësisht në kujtesën e kombit. “Ata nuk zgjodhën rrugën më të lehtë, por rrugën e nderit, betimit dhe zotimit për...