Tiranë/ Zjarr në Bërzhitë, ndërhyn helikopteri nga ajri për fikjen e flakëve

Tiranë/ Zjarr në Bërzhitë, ndërhyn helikopteri nga ajri për fikjen e flakëve

Ditën e sotme një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e Bërzhitës në Tiranë. Mësohet se flakët aktualisht po djegin shkurre dhe pemë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikësve. Gjithashtu bëhet me dije se ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopterë për të mundësuar shuarjen e flakëve. Kujtojmë se situata e zjarreve në territorin e Shqipërisë mbetet shqetësuese: deri në orën 13:00 të së shtunës, 26 korrik, janë evidentuar 26 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë aktive, ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet. Zjarret janë përhapur në disa qarqe të vendit, duke përfshirë zonat malore, pyjore dhe kullota, ndërkohë që struktura të ndryshme janë angazhuar në përpjekjet për t’i vënë ato nën kontroll.