“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill, propozon mbylljen e mausoleumit të Leninit në Sheshin e Kuq dhe varrosjen e trupit të tij balsamosur, një simbol i rëndësishëm i periudhës sovjetike. Kisha Ortodokse e quan Leninin “shkatërrues të Rusisë së mëparshme” dhe një “fanatik”, duke kërkuar largimin e tij nga sheshi, duke e krahasuar mausoleumin me simbole pagane dhe praktikave okulte. Ky dokumentar po shfaqet në shumë qytete ruse dhe po përhapet gjerësisht në rrjetet sociale. Por kjo ide ka nxitur kundërshtime të ashpra politike. Partia Komuniste dhe figura të njohura si deputetja Nina Ostanina e konsiderojnë këtë si një sulm ideologjik dhe një përpjekje për të ndarë...