Qytetarët e revoltuar pas mbylljes së Urës së Milotit, ARRSH: Rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit

Qytetarët e revoltuar pas mbylljes së Urës së Milotit, ARRSH: Rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit

ARRSH ka sqaruar përmes rrjeteve sociale se përse vendosi të mbyllë për qarkullim Urën e Milotit. Reagimi i ARRSH: Ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e: • dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse, • erozionit të theksuar në bazament, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit, • dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor. Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projekt ndërhyrjes emergjente që po hartohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Kjo ndërhyrje do...