Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në vend/ Makina përplaset me motorin, 27-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës (Emrat)
Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjeti “Citroen”i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorit “Yamaha” që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç, raporton gazetarja Shpresa Dine. Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, për shkak të traumave të shumta, 27-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës.