Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr i fuqishëm në kryeqytet, flakë të mëdha përfshijnë një objekt
Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ibës, në periferi të Tiranës. Ende nuk dihet nëse objekti i përfshirë nga flakët është një banesë apo një magazinë, por pamjet nga vendngjarja tregojnë një tym të zi të dendur që ngrihet në ajër dhe flakë të mëdha që kanë përfshirë godinën. Në vendngjarje ndodhen tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në ndërtesa të tjera pranë.