Flakët jashtë kontrolli në Delvinë! Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës

Flakët jashtë kontrolli në Delvinë! Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës

Pamje nga vendngjarja-Delvinë DELVINË- Situatë alarmante paraqitet në Delvinë, teksa flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke shkrumbuar banesa e kisha. Flakët janë përhapur për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta në 3 fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, ndërsa rrezkojnë të prekin dhe fshatra të tjerë të zonës. Bëhet me dije se si pasojë e flakëve masive, dy shefat e komisariatit të Devlinës kanë pësuar lëndime. Komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup teksa ndodhej në terren së bashku me ekipin e zjarrfikësve. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë shefi i krimeve të Delvinës, Joni Lame është asfiksuar nga tymi dhe po ndihmën...