Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ferr afrikan në Shqipëri/ Termometri ngjitet në 44 gradë, ja kur priten të ulen temparaturat
E premtja shënon kulmin e ferrit afrikan me 44 gradë në hije, në qytetin e Beratit. Sipas sinoptikanëve, edhe e shtuna do të regjistrojë temperatura të larta, rreth 40 gradë, për shkak të rritjes së lagështirës në ajër. Shkodra, Tirana, Lushnja, Fieri, Gjirokastra janë qytetet që do përvëlohen nga i nxehti këto dy ditë. Nga e diela, temperaturat ulen direkt me 10 gradë dhe pritet të ketë reshje shiu. Por të gjithë ata që janë me pushime nuk duhet të shqetësohen, pasi në bregdet nuk do të ketë reshje shiu. Deri në fund të javës së ardhshme, temperaturat do të jenë në vlerat normale të korrikut, rreth 33–34 gradë.