Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulim i tmerrshëm në Britaninë e Madhe, gjenden trupa të shumtë në pyll, mediat: Një nga rastet më të rënda dhe të ndërlikuara
Një operacion i madh policor është nisur në një zonë pyjore të Kornuollit ku janë gjetur trupa të shumtë njerëzish. Policia e Devonit dhe Kornuollit është tashmë në vendngjarje, ndërsa ka mbështetje nga forcat speciale dhe ekipet mjeko-ligjore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar. Agjencia Kombëtare e Krimit është gjithashtu e përfshirë në hetim, ndërsa janë përfshirë edhe roje private sigurie. Në zonë është vendosur një ndalim i dronëve. Fokusi i hetimit është Pylli Paramoor, një zonë e vogël pyjore pranë autostradës A390. Hetimi ka vazhduar për tre javë. Komisionerja e Policisë dhe Krimit, Alison Hernandez, konfirmoi se më shumë se një trup ishte gjetur në të njëjtin pyll, por nuk mundi të jepte një numër të saktë. “Ne kemi gjetur trupa të vdekur në...