Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Përdhosja e flamurit kuqezi trondit Suharekën, reagojnë veteranët e UÇK-së
Një akt i shëmtuar dhe thellësisht fyese ndaj simboleve kombëtare ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës, ku dy të mitur janë filmuar teksa grisin dhe përdhosin flamurin kuqezi të Shqipërisë. Pamjet e rënda, ku të rinjtë shihen duke e shkelur flamurin me këmbë dhe madje edhe me makinë, janë publikuar fillimisht nga mediat në Kosovë, duke shkaktuar reagime të forta nga opinioni publik dhe shoqëria civile.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se pas publikimit të videos, policia ka vepruar menjëherë, duke identifikuar dhe intervistuar të miturit në prani të prindërve të tyre. Ata kanë pranuar veprimin dhe kanë shprehur pendesë, duke deklaruar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi ndaj flamurit kombëtar.“Ky akt është një alarm për ndërgjegjen tonë...