Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dosja ‘5D’/ Financierja zbardh rolin e administratorëve dhe kontaktet me Mariglen Qaton: Kam dërguar e-maile…
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për dosjen “5D”. Një nga dëshmitaret, Pranvera Shahinasi, ish-ekonomiste pranë kompanisë “Igor Electrik” gjatë viteve 2016-2019, ka dhënë detaje mbi funksionimin e brendshëm të shoqërisë, rolin e administratorëve, qarkullimin e parave dhe komunikimet me persona të përfshirë, si Mariglen Qato e Redi Molla. Shahinasi: Në “Igor Electrik” kam punuar në periudhën 2016-2019, kam qenë ekonomiste. Bëja regjistrime në sistem, merresha me faturat. Punën ma përcaktonte administratori, Eduart Menga. Punën e gjeta te këto faqet e punësimit dhe më pas fola me Eduart Mengën. Nestor Muhametllari ka ardhur në shoqëri në vitin 2018. Nestor Muhametllari kur vinte aty takonte Eduart Mengën. Para cash nuk mbanim në zyrë, unë personalisht nuk kam mbajtur....