“BMW-ja” i pret rrugën ambulancës te Ura e Kardhiqit, 6 të plagosur

“BMW-ja” i pret rrugën ambulancës te Ura e Kardhiqit, 6 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “BMW” dyshohet se i ka prerë rrugën një ambulancë të spitalit të Tepelenës, e cila ka qenë duke transportuar një pacient drejt spitalit të Gjirokastrës. Për pasojë, dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa pas përplasjes, ambulanca ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, shoqëruesja dhe infermierja që ndodheshin në autoambulancë, si dhe drejtuesi dhe një pasagjere në automjetin tjetër. Pacienti, shtetasi I. M., ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për...