“Unë jam më i fortë se vdekja”, çastet e fundit të Teodor Kekos/ Shkrimtari me humorin e hollë e politikani me shpirtin e rebeluar

“Unë jam më i fortë se vdekja”, çastet e fundit të Teodor Kekos/ Shkrimtari me humorin e hollë e politikani me shpirtin e rebeluar

Teodor Keko (1958–2002) Teodor Keko është njëri ndër autorët më të dashur shqiptar. Shquhet për antikonformizmin, mjeshtërinë e të shprehurit thjesht dhe thukët dhe emocionalitetin në poezi. Madje, Keko edhe në fjalët e fundit të jetës së tij do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste. I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe...