Abuzuan me rreth 40 milionë lekë në arkën e bashkisë së Fierit, pezullohen nga detyra tre zyrtarë! Arrest shtëpie për ish nënkryetaren

Abuzuan me rreth 40 milionë lekë në arkën e bashkisë së Fierit, pezullohen nga detyra tre zyrtarë! Arrest shtëpie për ish nënkryetaren

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve. Burime zyrtare konfirmojnë se në mesin e të ndaluarve ndodhet edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë Fier, Adela Hysenaj, e cila aktualisht është vendosur në arrest shtëpie, me urdhër të prokurorisë. Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit, janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Fierit. Bëhet djalë për një dosje që lidhet me mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia, me një dëm prej 40 mln lekësh sipas prokurorisë. Gjithashtu akuzohen se “nëpërmjet shpërdorimit...