Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tritol garazhit të Elvis Kosovës, i arrestuar për vjedhjen e “Audit” 200 mijë euro: S’kam probleme
Elvis Kosova TIRANË-Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, ku sasia e eksplozivit ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi e ka lënë është larguar nga vendngjarja në këmbë. Nga fuqia plasëse janë dëmtuar 4 makina të parkuara afër, jashtë garazhit. Para hetuesve, Kosova ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person. Kush është Elvis Kosova Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Elvis Kosova është pronari i ‘Mel Construction’, që ka për objekt të aktivitetit të tij, shitjen...