Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia ‘godet’ në Fier, disa të prangosur, mes tyre edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë! Nuk arkëtuan 400 mln lekë taksa
Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve spikat emri i ish-nënkryetares së bashkisë, Adela Hysenaj. Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Fierit. Bëhet fjalë për një dosje që lidhet me mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia, me një dëm prej 40 mln lekësh sipas prokurorisë. Burime të sigurta zyrtare bëjnë me dije se Hysenaj ndodhet në arrest shtëpie. Sipas prokurorisë, “arrest në shtëpie” u dha për 34-vjeçaren Hysenaj, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë...