Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Partizani në baskeboll për meshkuj shpallet kampion dhe rikthehet në Superligë
Nga Fatmir Popja Ekipi i basketbollit për meshkuj i Partizanit ka arritur të triumfojë në ndeshjen finale për ngjitjen në Superiore duke mundur Elbasanin në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” me rezultatin 90-85.Ky ishte një duel i fortë dhe emocionues pasi pjesa më e madhe e ndeshjes ishte e barabartë .Ndryshimi i rezultatit erdhi kryesisht gjatë periodës së tretë të lojës ku ekipi i Partizanit arriti të ndërmarrë një avantazh të rëndësishëm që e mbajti deri në fund. Në fillim të ndeshjes periudha e parë ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që treguan angazhim të madh dhe luftuan fort për çdo top. Të dy ekipet kërkonin të shfrytëzo in çdo mundësi për të shënuar, ndërsa mbrojtjet ishin të forta dhe gabimet ishin të...