Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
BE dhe SHBA pranë marrëveshjes për tarifa doganore 15%, Trump pritet të japë OK
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë drejt një marrëveshjeje tregtare për një tarifë doganore 15 % për importet nga Europa, e ngjashme me paktin që presidenti Donald Trump arriti këtë javë me Japoninë. Financial Times shkruan se Brukseli mund të pranojë të ashtuquajturat tarifa doganore reciproke për të shmangur kërcënimin e Trump për t’i rritur ato në 30 për qind nga 1 gushti, duke iu referuar tre burimeve të cilët janë familjar me situatën. “Marrëveshja me Japoninë e bëri të qarta kushtet e presionit,” tha një diplomat i BE-së. “Shumica e vendeve anëtare po mbyllin sytë dhe mund ta pranojnë këtë marrëveshje.” Sipas burimeve, të dyja palët do të heqin tarifat për disa produkte, përfshirë avionët, pijet alkoolike dhe pajisjet mjekësore. Komisioni Europian —...