Vlora Çitaku: Misionet diplomatike të angazhohen për lirimin e ish-UÇK-së

Vlora Çitaku: Misionet diplomatike të angazhohen për lirimin e ish-UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që misionet diplomatike të Kosovës të jenë më të angazhuara për lirimin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga autoritetet serbe. Ajo reagoi pas raportimeve për arrestimin e ish-ushtarit Lulzim Halili në Serbi, duke theksuar se ky nuk është rasti i parë dhe se të njëjtit nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe.“Fatkeqësisht kjo tashmë është shndërruar në lajm të rregullt, pasi janë të shumtë ushtarët e UÇK-së që po mbahen në burgjet serbe prej muajsh,” tha Çitaku. Ajo theksoi nevojën për angazhim më të madh të qeverisë së Kosovës dhe veçanërisht të misioneve diplomatike, që të përdorin mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre.“S’duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe, pa institucione,...