E kujtojmë Jani Vreton, rilindasi që ndikoi në përhapjen e kulturës shqiptare

E kujtojmë Jani Vreton, rilindasi që ndikoi në përhapjen e kulturës shqiptare

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë përkujtoi Jani Vreton, rilindasin e shquar shqiptar, një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, i cili u nda nga jeta më 9 korrik të vitit 1900 në Athinë. Si shkrimtar dhe botues, ai dha një kontribut të çmuar në gjallërimin e ndërgjegjes kombëtare dhe përhapjen e kulturës shqiptare. Nga viti 1843 deri në vitin 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë. Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare si: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, por edhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali. Në...