Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Kur nëna humb djalin”/ Dhimbja dhe forca e Flutura Açkës në një rrëfim të rrallë (video)
Në emisionin “Profil” me gazetaren Greta Topjana, euronews.al solli historinë e shkrimtares dhe politikanes Flutura Açka, një gruaje që e filloi karrierën larg pasionit të saj për letërsinë… si ekonomiste në thertore gjatë komunizmit. Ky është një rrëfim pa filtra, i mbushur me emocione, ku ajo foli edhe për historinë e dhimbshme të ndarjes nga jeta të djalit të saj 18-vjeçar, i prekur nga një sëmundje e rëndë: “Djali lindi në Holandë në vitin 2000, e solla dhe e rrita 11 vite në Shqipëri sepse doja që im bir ta lexonte veprën time në shqip. Momentet para se ta merrja vesh për sëmundjen, prisja që djali të vinte bashkë me bashkëshortin në Shqipëri. Presidenti më kishte dhënë titullin ‘Mjeshtre e Madhe’ dhe do organizohej një...