Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut Demirtaş. “Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Drejtues i Lartë Gökhan Demirtola, dhe Drejtori i Departamentit për Interpolin dhe Europolin, Drejtues i Lartë Mustafa Serkan Sabanca.”-bën me dije Policia përmes një komunikate për mediat. Në këtë takim, Demirtaş e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë që Policia turke të vazhdojë të jetë një mbështetje e...