Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbyllja e doktoraturave/ Berisha: Duke bllokuar kërkimin shkencor, Ramaduro po ia kalon edhe Enver Hoxhës! Studentët dhe pedagogët të ngrihen në protesta
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi rilindjen gjatë një konferencë shtypi se, “duke bllokuar kërkimin shkencor, Ramaduro po ia kalon edhe Enver Hoxhës!”. Ai u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që të ngrihen në protesta. Berisha: Sot unë gjithashtu dua të denoncoj një deklaratë të Ramaduros me të cilën ai de facto ka tejkaluar çdo diktator në planetin Tokë, ka tejkaluar në mënyrë totale paraardhësin e tij, Enver Hoxha, ka tejkaluar Kim Jong-un, ka tejkaluar Maduron. Dje, Ramaduro deklaroi para pedagogëve, të quajtur pedagogë, se mbyllëm doktoraturat se ishin kot. Siç jeni në dijeni, unë kam denoncuar gjatë këtyre viteve në mënyrën më të përsëritur ndalimin e doktoraturave në universitetet publike dhe lejimin e tyre në universitetet private, çka krijoi një biznes doktoraturash të jashtëzakonshme...