”I dhanë ilaç gjumi”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

”I dhanë ilaç gjumi”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Bota E Martë, 22 Korrik 2025 20:27 Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden ka folur në lidhje me debatin e dështuar të Biden me presidentin amerikan Donald Trump të mbajtur para zgjedhjeve presidenciale. Në një intervistë të dhënë për Andrew Callaghan, Reuters raporton se Hunter ka deklaruar që performanca e dobët e Joe Biden përballë Donald Trump, që çoi më pas në tërheqjen e tij nga gara, erdhi si shkak i përdorimit të ilaçit për gjumë Ambien dhe lodhjes së madhe nga udhëtimet ndërkombëtare. ”Nuk kam asnjë dyshim për atë që ndodhi në debat. Ai udhëtoi rreth botës, mund të kishte fluturuar tre herë përreth globit. Është 81 vjeç. Ishte i lodhur për vdekje,” ka thënë Hunter, duke shtuar se “i dhanë Ambien...