Lapaj e ftoi të heqin dorë nga mandati, Shabani: As jam deputet dhe as dua më të bëhem! Mos më tërhiq në këtë valle

Lapaj e ftoi të heqin dorë nga mandati, Shabani: As jam deputet dhe as dua më të bëhem! Mos më tërhiq në këtë valle

Nuk ka vonuar dhe Endri Shabani i është përgjigjur sfidës që dha Adriatik Lapaj, i cili e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga mandati i deputetit në qarkun Tiranë, dhe atë ta marrë gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 Majit. ”Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet. Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim. Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e “politikës së re””,-shkruan Shabani....