Po skadon afati për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani i drejtohet Kushtetueses: Sqaro konfliktin e kompetencave

Po skadon afati për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani i drejtohet Kushtetueses: Sqaro konfliktin e kompetencave

Katër ditë larg afatit që Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur për konstituimin e parlamentit, Presidentja e Kosovës i është drejtuar këtij institucioni për tu shprehur me sqarime në lidhje me pasojat që do të vijnë nëse ai do të digjet. Osmani njoftoi në një konferencë publike se i ka kërkuar Gjykatës të sqarojë pasojat juridike që do të vijnë nëse deputetët në parlament nuk do të arrijnë të konstituojnë parlamentin. “Në rast të mosrespektimit të afatit: A do të ishte një kuvend i tillë kundërkushtetues nëse konstituohet pas 26 Korrikut? A do të ishte një qeveri e votuar nga ai kuvend po ashtu kundërkushtetuese? A mundet që Presidenca ta caktojë mandatarin që rrjedh nga një kuvend kundërshtuetues? A do të mundë presidenca që të...