‘Situatë dramatike’/ Zhulali: Rama kap Bashkinë e Tiranës, shkel Kushtetutën dhe rrezikon autonominë vendore

‘Situatë dramatike’/ Zhulali: Rama kap Bashkinë e Tiranës, shkel Kushtetutën dhe rrezikon autonominë vendore

Ilda Zhulali, eksperte e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, në një intervistë për edicionin e pasdites në SYRI TV, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë që po përjeton Bashkia e Tiranës dhe ka denoncuar shkeljet e rënda ligjore dhe institucionale të kryeministrit Edi Rama. Zhulali theksoi se qytetarët e Tiranës po përballen me një klimë frike dhe pasigurie, ndërsa buxheti prej 500 milionë eurosh i Bashkisë administrohet në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare. Ajo akuzoi kryeministrin për kapjen e shtetit dhe për vendosjen e një kontrolli të drejtpërdrejtë mbi pushtetin vendor, duke shkelur Kushtetutën, ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe Kartën Evropiane për Autonominë Vendore. Në qendër të kritikës së saj ishte emërimi i diskutueshëm i Anuela Ristanit...