Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kontakti i fundit i Ervis Martinajt, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jeton Lamit, ish-efektivit të forcave operacionale i cili u dënua nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre me 2 vite e 10 muaj burg. Ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami, kërkoi rishqyrtimin e çështjes në shkallën më të lartë gjyqësore, por kërkesa e tij u refuzua nga Gjykata e Lartë. Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t'i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Lami u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Ai është shpallur fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që...