FOTO/ U dha jetë protestave kundër Erdogan, zbulohet fytyra e Pikachu-s

FOTO/ U dha jetë protestave kundër Erdogan, zbulohet fytyra e Pikachu-s

Bota E Premte, 4 Prill 2025 18:47 Politika nuk ka qenë kurrë pikë e fortë për Hassan Taskan. ‘‘Nuk jam marrë me politikë, nuk jam interesuar asnjëherë”, thotë 21-vjeçari nga Antalia. Ai është më i magjepsur nga palestra, heronjtë e librave komikë dhe videot humoristike në rrjetet sociale. Më shumë se 120,000 veta e ndjekin në Instagram, ku kryesisht ngarkon video dhe foto nga stërvitja në palestër, por askush nuk e dinte që ishte pikërisht Hassan, personi, që i maskuar si Pikachu vraponte për t’i shpëtuar policisë në rrugët e Antalias, gjatë protestave kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai mori të gjithë vëmendjen gjatë protestave në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamoglou. Ai ndodhet në paraburgim nën akuza për korrupsion dhe...