Një vit pas masakrës në Memaliaj, babai i kamerierit Gledio Muka: Pse nuk zbardhet ngjarja?

Një vit pas masakrës në Memaliaj, babai i kamerierit Gledio Muka: Pse nuk zbardhet ngjarja?

36-vjeçari Gledio Muka ishte në krye të detyrës si kamarier, duke u shërbyer klientëve të fundit, kur u qëllua me breshëri plumbash më 21 korrik të 2024-ës. Ka kaluar 1 vit nga masakra në Memaliaj, me tre te vrarë, ku Gledio mbeti viktimë e pafajshme. Sot i ati, Hamza Muka, me lot në sy, teksa vendos lule në vendin ku dha shpirt i biri, kërkon drejtësi. “Kam një thirrje për autoritet shqiptare: Dua ta zbardhin ngjarjen sa më parë! Kam pyetur dhe më kanë thënë se jemi drejt zbardhjes por nuk di se pse nuk kanë bërë ende asgjë”, tha Hamza Muka. Qytetarët e Memaliajt gjithashtu kanë apeluar për zbardhjen e ngjarjes dhe krijimin e nje mjedisi te sigurt ne qytetin qe e vuan friken...