Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh, që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas. Në këtë periudhë, porti po përballet me fluksin më të madh, i cili është në hyrje të vendit tonë, e lidhur kjo me sezonin turistik dhe gjithashtu ardhjen e emigrantëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës që punojnë në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit tregon masat e marra dhe dyfishim e linjave për të përballuar fluksin. Sakaq, gjatë periudhës janar–qershor 2025, në port janë përpunuar gjithsej 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më...