Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SPAK zhvillon fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së
SPAK ka zhvilluar sot fazën e tretë të procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në këtë fazë u përfshi provimi me shkrim në formën e një eseje dhe testi për arsyetimin logjik. Kandidatët e kualifikuar e nisën testimin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidatët: Andi Pogaçe Artur Beu Elton Kërluku Gentian Ndoi Gentjan Shehaj Gledis Nano Joni Keta Njoftimi i SPAK: Faza e tretë e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së – Testi me shkrim Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik....