Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdes kushërira e Princit William dhe Harry-t, mbesa e Princeshës Diana gjendet pa jetë në banesën e saj, ja çfarë dyshohet
Një kushërirë e Princit të Uellsit dhe Dukës së Sussex është gjetur e vdekur në shtëpinë e familjes së saj. Rosie Roche, 20 vjeç, mbesa e xhaxhait të Princeshës Diana, vdiq në shtëpinë e saj në Norton, pranë Malmesbury në Wiltshire, më 14 korrik. Një hetim për vdekjen e saj u mbajt të hënën në gjykatën e mjekut ligjor në Ëiltshire dhe Sëindon. E reja e cila po studionte letërsi angleze në Universitetin e Durhamit, u gjet e pajetë nga nëna dhe motra e saj, ndërsa aty pranë ishte një armë zjarri. The Times shkruan se Roche kishte qenë duke përgatitur valixhet për të shkuar në një udhëtim me miqtë e saj. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj. Roche ishte mbesa e Edmund...