Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përkeqësohet situata në Gaza, gazetarët kërkojnë evakuimin nga enklava
Gazetarët e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve ‘Agence France Presse’ po kërkojnë evakuim nga Gaza, ndërsa situata në enklavë vazhdon të përkeqësohet. Gazetarët do të vdesin nëse autoritetet izraelite nuk autorizojnë evakuimin e tyre të menjëhershëm me familjet e tyre, transmeton AFP. “Situata e tyre tani është e papërballueshme, pavarësisht guximit të tyre, përkushtimit profesional dhe qëndrueshmërisë“, tha organizata. Izraeli nuk lejon gazetarët ndërkombëtarë në Gaza të raportojnë lirisht, që do të thotë se puna e gazetarëve atje konsiderohet shumë e rëndësishme. “Puna e punonjësve tanë të pavarur palestinezë është thelbësore për informimin e botës. Por jeta e tyre është në rrezik, prandaj u bëjmë thirrje urgjente autoriteteve izraelite që të autorizojnë evakuimin e menjëhershëm të tyre së bashku me familjet e tyre”, tha AFP në...