Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfundoi në spital pasi u asfiksua nga tymi, shefi i zjarrfikësve të Vlorës rikthehet në terren
Luan Kapaj shefi i zjarrfikësve të Vlorës, i cili ditën e djeshme u asfiksua nga tymi dhe mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Vlorës vijon edhe sot të jetë në terren për të shuar flakët, por dhe për të ndihmuar kolegët e tij. Në lidhje me situatën e zjarrit, ai thotë se flakët mbi fshatin Dukat po stabilizohen, ndërsa problem mbetet zona në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Top Channel