Impianti 50 MW i KESH në Belsh, nënshkruhet huaja dhe granti me BERZH

Impianti 50 MW i KESH në Belsh, nënshkruhet huaja dhe granti me BERZH

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar financimin për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Belshit me një kapacitet të instaluar 50 MW dhe këtë të martë u nënshkruan marrëveshja për kredinë dhe grantin e këtij projekti.Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se pjesa e grantit u sigurua falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në një thirrje të Bashkimit Europian dedikuar projekteve energjetike të rinovueshme.“Kjo thirrje rezultoi e suksesshme për ne, pasi arritëm të përfitojmë një mbështetje financiare për zhvillimin e këtij projekti në Parkun Fotovoltaik të Belshit, një mbështetje që vjen nga Bashkimi Europian në formën e grantit me 9.58 milionë euro, që është rreth 23% e vlerës së investimit, ndërkohë e shoqëruar me një hua nga...