Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gara për kreun e BKH-së, SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvilloi sot fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan testit të zgjeruar me shkrim (ese) dhe testit për arsyetimin logjik. Njoftimi nga SPAK: Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik. Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta. Rregullorja për përcaktimin...