Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në Mitrovicë të Veriut. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla [raketahedhës krahu], prodhim serb”, u tha në njoftimin e Policisë. Sipas saj, armët janë sekuestruar dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai fajësoi Serbinë se përveç se nuk distancohet nga këto armë...